Celtic mposht Kilmarnock dhe siguron një biletë në finalen e Kupës së Ligës

Celtic ka mposhtur 2-0 Kilmarnockun në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës së Skocisë falë golave të shënuar nga sulmuesi japonez Daizen Maeda në pjesën e parë dhe Giakoumakis në kohën shtesë, në sfidën e transmetuar live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Vendasit dominojnë takimin, madje shënojnë edhe një tjetër gol në pjesën e dytë sërish me Maeda, që anulohet nga Var për pozicion jashtë loje. Në minutën e 96-të është Giakoumakis ai që shënon sërish për Celtic dhe vulos fatin e kësaj sfide.

Kampionët e Skocisë sigurojnë një vend në finalen e madhe të turneut, ku do të përballen me fituesin e sfidës Rangers-Aberdeen, që gjithashtu do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport ditën e nesërme. / Oversport.tv