Celtics “fluturojnë” në playoff me Tatum, Timberwolves rikthejnë baraspeshën

Boston Celtics marshon në serinë e playoff, pasi e ka çuar 3-0 epërsinë ndaj Brooklyn Nets me fitoren e fundit me rezultatin 109-103. Celtic e nisën mirë ndeshjen, duke shënuar pesë pikë më shumë në periodën e parë.

Nets treguan se do të luftojnë fortë dhe në periodën tjetër e ngushtuan në tre pikë diferencën. Miqtë u rizgjuan dhe perioda e tretë foli për ta, me 6 pikë të shënuar më shumë, që në total u bënë 9.

Nets nuk mundën dot ta përmbysin ndeshjen, duke u dorëzuar para Jayson Tatum, autor i 39 pikëve, 6 asiste 5 rebound-eve. Lojë e mirë edhe nga Jaylen Brown, i cili shënoi 23 pikë. Për Nets Bruce Brown Jr. realizoi 26 pikë, kurse Kevin Durant dhe Kyrie Irving u ndalën në 16 pikë secili.

Minnesotta Timberwolves-Memphis Grizzlies do të jetë një betejë deri në fund, pasi seria e playoff është barazuar në 2-2 pas ndeshjes së fundit që u mbyll me shifrat 119-118. Perioda e parë dhe e tretë ishte më e mirë për vendasit, që shënuan 7 pikë më shumë, kurse në të fundit Grizzlies nuk e përmbysi dot rezultatin.

Karl-Anthony Towns (33 pikë, 3 asiste, 14 rebound) ishte lideri i skuadrës së tij, ndërkohë që 24 pikë i shënoi edhe Anthony Edëards. Gjithashtu edhe katër lojtarë të tjerë realizuan më shumë se 10 pikë për Timberwolves, duke çuar dëm 34 dhe 24 pikët e shënuara nga Desmond Bane dhe Dillon Brooks. / oversport.tv

Foto: Boston Celtics, Twitter