Çepele jep efekt domino, ndryshime te Shpresat dhe Shqipëria U19

Ndryshime në listën e Shqipërisë U21, që po përgatitet për ndeshjet me Andorrën dhe Slloveninë më 7 dhe 11 tetor.

Mbrojtësi i Hannover 96, Ramen Çepele, nuk do të jetë për këto dy ndeshje, pasi ka pësuar një dëmtim dhe trajneri Alban Bushi e ka gjetur zgjidhjen në Kategorinë e Parë.

Marcelino Preka ka lënë Shqipërinë U19 të Armando Cungut para miqësoreve me Malin e Zi dhe do jetë me Shpresat. Tek të rinjtë shkodrani është zëvendësuar nga Elsamed Burgaj i Dinamos. / oversport.tv