Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë: Zbulohen 3 çifte, Partizani pret derbin

Tashmë ka një panoramë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, pasi janë mësuar 7 ekipet që janë kualifikuar. Vetëm Partizani pret të mësoj rivalin e saj, pasi të luhet mbrëmjen e nesërme Tirana-Dinamo.

Teuta, që eliminoi skuadrën e Besëlidhjes, priti shtesat e duelit Skënderbeu-Bylisi dhe penalltitë vendosën ekipin që u kualifikua. Korçarët triumfuan dhe do ndeshen me durrakët sikurse vjet.

Vllaznia nuk e diskutoi Pogradecin dhe në çerekfinale gjen Flamurtarin e Kategorisë së Dytë. Laçi-Egnatia është çifti tjetër, që pritet të jetë mjaft i luftuar.

ÇEREKFINALET E KUPËS SË SHQIPËRISË

Grupi A
Tirana/Dinamo-Partizani
Teuta-Skënderbeu

Grupi B
Flamurtari-Vllaznia
Laçi- Egnatia

/ oversport.tv