Çështja Djokovic kthehet në incident diplomatik, Vucic: Do luftojmë për të

“Serbia do të luftojë për Djokovic, për drejtësi dhe të vërtetën”, ka thënë presidenti i vendit, Aleksandar Vucic, duke komentuar anulimin e vizës së tenistit nga shteti australian.

“Sapo fola në telefon me Novak. I thashë që e gjithë Serbia është me të dhe se autoritetet tona do të marrin të gjitha masat për të ndaluar këtë keqtrajtim ndaj tenistit më të mirë në botë.

Në përputhje me të gjitha ligjet e të drejtës publike ndërkombëtare, Serbia do të luftojë për Novak Djokovic, për drejtësinë dhe të vërtetën”, ka thënë Vucic.

Babai i tenistit ka folur për deportimin e tij. Sipas mediave serbe Novak Djokovic ndodhet në një hotel në aeroportin e Melburnit. Ai ka apeluar vendimin e autoriteteve australiane dhe është në pritje të përgjigjes së kërkesës së tij.

Ndërkohë autoritetet vendase kanë vendosur që vendimi përfundimtar për një largim të tenisit serb nga Australia do të merret vetëm të hënën e ardhshme. / Oversport.tv