Çështja Djokovic, reagon edhe Nadal: Turneu është më i rëndësishëm se individi

Telenovela me ngjarjet e Novak Djokovic në Australi ka marrë një rrjedhë tjetër pas anulimit të vizës nga Ministri i Emigracionit. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-numri një i Tenisit, Rafa Nadal. Ai nuk i doli në mbrojtje kolegut të tij, madje tha se Australian Open është më i rëndësishëm se çdo individ.

“Australian Open është shumë më i rëndësishëm se çdo lojtar. Nëse ai luan në fund, në rregull. Nëse ai nuk luan, Australian Open do të jetë një Australian Open i mrekullueshëm, me ose pa të. Ky është këndvështrimi im”.

Në të njëjtën linjë është edhe tenistja Garbine Muguruza: “E gjithë kjo mund të ishte shmangur, siç bëmë të gjithë ne, duke u vaksinuar, duke bërë të gjitha gjërat që duhej të bënim për të ardhur këtu në Australi. Të gjithë i dinin rregullat shumë qartë. Thjesht duhet të ndiqeshin. Nuk mendoj se është kaq e vështirë”, u shpreh Muguruza. /oversport.tv