Kukësi ka dështuar të fitojë një tjetër çështje në FIFA. Verilindorët tentuan të marrin dëmshpërblim prej largimit të Valon Ethemit.
Klubi i Superiores pretendonte se anësori ishte nën kontratë me ta, por në FIFA e kanë humbur çështjen.
Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, Kukësi kërkoi 500 mijë euro dëmshpërblim dhe në fund ka dalë duarbosh. Në gjyq në FIFA nuk ka përfunduar vetëm Ethemi, por edhe lojtarë të tjerë. / oversport.tv