Çështja Immobile! Viali kundër Lotitos: E padrejtë të gjykosh mjekët “axurrë”

“Është e padrejtë dhe e gabuar që të vësh në dyshim profesionalizmin e stafit mjekësor të kombëtares italiane. Mendoja që raporti i detajuar i profesor Ferrettit në prag të ndeshjes së Olimpicos kishte qartësuar gjendjen dhe menaxhimin e dëmtimit të Immobiles”.

Kjo është deklarata e Gianluca Viallit për Ansa, në lidhje me polemikat që lindën pas fjalëve të presidentit të Lazios, Claudio Lotito në lidhje me dëmtimin e Ciro Immobiles.

Shefi i delegacionit “axurr” ka shtuar: “Siç kam mundur të siguroj personalisht dhe siç ndodh gjithmonë kur lojtarët grumbullohen në kombëtare, stafi ynë mjekësor ka qenë profesionist, i qartë dhe transparent në verifikimin dhe menaxhimin e gjendjes fizike të futbollistit”. /Oversport.tv