Çështja Liridon Latifi te Vllaznia, trajneri Brdaric i vë “vulën” përfundimisht

Liridon Latifi nuk u përmbajt në momentin e zëvendësimit në ndeshjen e Vllaznisë kundër Egnatias në Rrogozhinë dhe trajneri Thomas Brdaric nuk e priti mirë reagimin e sulmuesit anësor.

Futbollisti i kuqebluve ishte titullar në ndeshjen e djeshme në Kupë kundër Pogradecit dhe shënoi një gol, ndërkohë ndaj trajnerit Thomas Brdaric nuk mungoi edhe pyetja rreth Latifit në konferencën për mediat.

“A është mbyllur çështja Latifi”, ishte pyetja e një prej gazetarëve të pranishëm, ndërkohë që trajneri gjerman u shpreh: “ Për mua është shumë e rëndësishme që lojtari të mësojë nga veprimet e tij. Sigurisht që mendoj se nuk duhet të ndodhë ajo që ndodhi.

Ka pasur impakt në ekip. Mendoj se Latifi është një djalë i ri, me ego, i cili ka dëshirë për të luajtur futboll dhe për t’u rritur. Do ketë mbështetjen time maksimale”. / oversport.tv