Çështja Mbappe, Leonardo: Reali nuk bëri ofertën e duhur, s’e imagjinojmë të na ikë

Kylian Mbappe prej kohësh lidhet me një kalim te Real Madrid, që këtë verë tentoi ta ofronte për shumën e 180 milion eurove.

PSG nuk e lëshoi dhe së fundmi ka folur sërish drejtori sportiv i francezëve, Leonardo. Braziliani, për Canal+, ka deklaruar:

“Oferta e Real Madrid për Mbappe nuk ishte mjaftueshëm e mirë, ndërkohë që nuk kishte oferta të tjera.

Kontratë e re për të? Ne nuk e imagjinojmë të ardhmen tonë pa të. Nuk e shoh atë duke u larguar në fund të sezonit”. / oversport. tv