Nis në mënyrën më të mirë viti 2022 për Dinamon e Moskës në Champions League. Skuadra ruse mundi pastër 3-0 në transfertë rivalët e Ziraat Bankasi.
3 herë kampionët e këtij kompeticioni ishin të parivalizueshëm në transfertë ndërsa arritën të mbyllnin llogaritë e kësaj përballjeje në vetëm 70 minuta. Supermacia e Dinamos u shfaq që në setin e parë cili u fitua 25-12.
Në të dytin turqit reaguan disi por sërish ishin shumë larg nivelit të kundërshtarëve duke u mundur 25-20 ndërkohë që edhe seti i tretë nuk kishte histori.
25-14 dhe krejt takimi 3-0 me një Denis Bogdan të papërmbajtshëm që udhëhoqi skuadrën ruse drejt suksesit të rëndësishëm.
Me këtë fitore , Dinamo e Moskës i rrëmben Ziraat Bankas-it vendin e parë dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. / oversport.tv