CEV Champions League: Dresdner nuk reziston dot, Rzeszow në çerekfinale

Në sfidën e vlefshme për grupin A, Rzeszow siguron triumfin e pestë radhazi përballë vendaseve të Dresdner. Gjermanet luftuan dhe ishin rivalizuese, por skuadra polake triumfoi me rezultatin e pastër 0-3.

Ekipi i drejtuar nga francezi Stefan Antiga e nis mirë setin e parë dhe triumfon me rezultatin 19-25. Dresdner provoi në setin e dytë që të rivalizonte, por pa rezultat.

Rzeszow triumfoi edhe në këtë set me rezultatin 25-22, ku ndër protagonistet ishin Kara Bazhema dhe Jelena Blagojevic.

Seti i tretë ishte edhe më i luftuari në këtë sfidë. Deri në fund, pati baraspeshë, teksa skuadra vendase e Dresdner arriti të barazoi rezultatin deri në 22-22, por në fund, Rzeszow triumfoi me rezultatin 26-24, duke mbyllur krejt takimin.

Me fitoren e pestë radhazi, polaket kryesojnë bindshëm grupin A dhe sigurojnë kalimin për në fazën e 8 më të mirave. / oversport.tv