CEV Champions League: Jastrzebski perfekt, Trentino s’e fal Cannes

Ka qenë një fitore e pastër nga skuadra polake e Jastrzebski në transfertën gjermane përballë Friedrichshafen. 0-3 ishte rezultati i këtij takimi, ndërsa për skuadrën mike ishte fitorja e tretë me këtë rezultat në 3 sfidat e para të zhvilluara këtë edicicion të CEV Champions League.

Volejbollistët polakë ishin gjatë gjithë kohës në avantazh, teksa skuadra gjermane provoi të reagonte dhe ishte brenda lojës vetëm në setin e parë, me rezultatin që shkonte deri në 5 apo gjashtë pikë disavantazh.

Në setin e dytë, dominimi i skuadrës polake ishte edhe më i madh. Vetëm 22 minuta ishte kohëzgjatja e setit të dytë, (19’ i pari dhe 22’ i treti). Pas triumfit 15-25 dhe 17-25. Seti i tretë u bë shumë i thjeshtë për polakët që dominuan frikshëm.

Nisi me shtatë pikë radhazi, në 0-7, më pas 3 pikë të falura për gjermanët në 3-11. Deri në fund, skuadra polake dominoi dhe thelloi avantazhin për ta përfunduar me “mach point” 14-25.

Pas fitores së tretë, Jastrzebski kryeson me 9 pikë, ndërsa Friedrichshafen mbyll grupin A me 2 pikë. Lojtari më i mirë i këtij takimi u zgjodh francezi Trevor Clevenot.

NDESHJA TJETËR – Trentino nuk ka falur kundër Cannes, duke fituar me rezultatin 3-0 dhe mban vendin e dytë në grupin E të CEV Champions League pas fitores së djeshme të Perugia.

Italianët ia dolën t’i fitonin të tria setet me rezultatin identik 25-13, çka tregon edhe diferencën mes këtyre dy ekipeve. / oversport.tv