CEV Champions League: Ndeshje për rekorde vetjake, Hebar thyen Roeselare

Hebar triumfon përballë Roeselare në sfidën e fundit të vlefshme për grupin A në CEV Champions League. Me rezultatin 3-0, skuadra bullgare ka triumfuar në një ndeshje që ka vlejtur vetëm për statistika dhe për rekordin e ekipit vendas, duke qenë se çështja e kualifikimit ishte mbyllur prej kohësh.

Me Jastrzebskin e kualifikuar falë 6 fitoreve, Hebar dhe Roeselare diskutonin mes tyre vetëm vendin e dytë. Ekipi vendas triumfoi në setin e parë, duke dominuar me rezultatin 25-21.

Nën atmosferën fantastike të pallatit të sportit të tejmbushur në Bullgari, miqtë belg tentuan që të reagojnë në setin e dytë. Barazuan rezultatin deri në 24-24, por Hebar triumfoi me dy pikët finale, duke e çuar takimin në 2-0.

Seti i tretë nisi mirë për miqtë, por në mesin e tij është Hebar që merr kryesimin duke e ruajtur dhe thelluar rezultatin deri në fund. Me shifrat 25-20, Hebar siguroi edhe setin e tretë dhe triumfin e pastër, 3-0. Një fitore që e ngjit në vend të dytë në grupin A, në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Roeselare ndjek e treta me 2 pikë më pak. / oversport.tv