Pritej një duel i fortë, të paktën me më shumë se sa i ballafaqimit të parë në Grupin E, por edhe në ‘PalaTrento’, Perugia rezultoi shumë e fortë për Trentinon.
Vendasit kërkonin hakmarrje por nuk ishin në lartësinë e kundërshtarit teksa u mundën 3-0 përpara publikut të tyre.
Perugia e nis me shumë vrull sfidën dhe shkëputet menjëherë në setin e parë duke u bërë e pakapshme në rezultat. Trentino duket e ngurtë në parket, bën edhe gabime në shërbim dhe në fund dorëzohet në 25-18. Në të dytën skuadra e Lorenzettit provon të kundërpërgjigjet, shfaqet më rezistente por gjithmonë në ndjekje të rezultatit.
Perugia qëndron më lart edhe falë goditjeve dhe shërbimeve të pamëshirshme të Wilfredp Leon që përgjigjet sa herë skuadra është në vështirësi. Perugia fiton të dytin 25-21 dhe mban të njëjtin ritëm edhe në të tretin. Edhe pse Trentino provoi deri në fund ekipi i trajnerit serb Nicola Grbic ishte më e saktë në pikët finale duke e mbyllur setin 25-23 dhe krejt takimin me fitoren e pastër 3-0.
5 fitore me radhë, 15 sete të fituara dhe asnjë i humbur e kualifikojnë në çerekfinale Perugian në mënyrë perfekte ndërsa Trentino shpreson të vazhdojë më tej si një prej tre të dytave më të mira të grupeve. /Overport.tv