CEV Champions League, Thy Instanbul arrin fitore historike ndaj Novara

Thy Instanbul arriti një fitore historike në Cev Champions League për femra. Skuadra e trajnerit italian Marcelo Abbondanza mposhti 3-1 gjigantët italianë të Novarës, në një ndeshje me shumë emocione që u luajt në Stamboll dhe u transmetua në Oversport.

Novara erdhi në këtë takim me vetëm 9 lojtare, për shkak të infektimeve me Covid 19 dhe diçka e tillë ndikoi absolutisht edhe në rezultatin final të takimit. Skuadra vendase triumfoi 25-21, ndërsa në të dytën gjeti kundërpërgjigjen e italianeve me rezultatin 25-17.

Novara ishte pranë fitimit të setit të dytë, por u përmbys në fund nga THY Instanbul edhe falë super performancës së Kiera Van Ryk, Tetori Dixon, Hanna Orthman, Madison Kingdom dhe organizimin perfekt të ish-lojtares së Novarës Lauren Carlini.

Seti i katërt nuk pati histori, me Thy Instanbul që fitoi bindshëm 25-16 dhe krejt takimin 3-1, ndërkohë që Novara përjeton humbjen e parë në këtë edicion të Champions League. / oversport.tv