CEV Champions League: Vajzat e Chemik Police likuidojnë Nyiregyhaza

Chemik Police nuk e ka diskutuar duelin kundër Nyiregyhaza, duke fituar me rezultatin 3-0. Polaket kanë përforcuar pozitat në vendin e dytë në grupin E, duke iu afruar shumë kualifikimit në fazën çerekfinale të CEV Champions League për femra.

Vajzat nga Polonia e kanë nisur shumë mirë ndeshjen që u transmetua në Oversport. Setin e parë ato e kanë fituar me rezultatin 25-18. Nyiregyhaza nuk bëri dot rezistencë as në setin e dytë, që përfundoi me të njëjtin rezultat.

Seti i tretë nuk pati fare histori, teksa Chemik Police e mbylli me shifrat 25-13 dhe tani mendon për ndeshjen e fundit kundër kryesuesve të Conegliano. / oversport.tv