CEV Champions League: ZAKSA nuk pyet për Trentinon, kampione sërish

ZAKSA Kedzierzyn-Kozle ka mbrojtur trofeun e CEV Champions League në volejbollin për meshkuj, pasi mundi të për dytin vit radhazi italianët e Trentino Volley.

Polakët treguan forcën e tyre në parket, duke ia dalë të fitojnë 3-0 (25-22, 25-20, 32-30) me sete. Beteja ishte e fortë, por Trentino në momentet e fundit dorëzohej.

Seti i parë përfundoi me rezultatin 25-22 për ZAKZA, që epërsinë më të lartë e kishte pesë pikë. Trentino e çoi deri në 22-23, por vetëm kaq.

Setin e dytë italianët e nisën më mirë dhe deri në pikën e 13-të ishin në epërsi përgjithësisht, kurse më pas ZAKZA mori komandën dhe e mbylli 25-20.

Seti i tretë ishte shumë i luftuar, me të dyja skuadrat që bënë maksimumin për të fituar. Polakët treguan që ishin më lart dhe e mbyllën setin 32-30, duku u shpallur kampionë të Europës. / oversport.tv