Conegliano është vetëm një hap larg kualifikimit më çerekfinalet e CEV Champions League për femra, pasi sot mori fitoren e pestë në grup. Italianet treguan forcën edhe në Serbi, kundër Zok UB me rezultatin 0-3.
Ky duel nuk pati shumë histori. Vajzat nga Italia e fituan setin e parë me shifrat 25-16, ndërsa në setin e dytë pati pak më shumë rivalitet.
Gjithsesi Conegliano e mbyllin setin me shifrat 22-15. Sigurisht që me rezultatin 2-0 në favor të italianeve, Zok Ub nuk është se kishte shumë shpresa dhe setin e tretë e humbën 13-25.
5 fitore në 5 ndeshje të luajtura, me asnjë set të humbur për kampionet në fuqi të Europës, tregojnë qartazi vendosmërinë e kësaj skuadre për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar. / oversport.tv