Çfarë solidariteti i ultrasve të Milanit, koreografia e derbit me mesazh prekës

Ultrasit e Milanit, Curva Sud, kanë përcjellë një mesazh fantastik në derbin e Milanit. Korografia e tyre i ishte dedikuar punonjësve të spitaleve dhe atyre që humbën betejën gjatë pandemisë së COVID-19.

“Milani nuk harron”, shkruajnë ultrasit, që e shoqërojnë koreografinë e tyre me një mesazh edhe më të gjatë.

“Për ata që luftuan, për ata që nuk ia dolën

Për ata që luftuan në vijën e parë për të shpëtuar kombin

Ne i nderojmë këta njerëz, duke u kushtuar koreografinë më të rëndësishme të sezonit”, shkruajnë kuqezinjtë në “strishat” e tyre të hapura në San Siro.

Nuk mungon fjongo e zezë mbi flamurin italian, që mbahet nga punonjësit shëndetësorë. Lombardia ishte një nga zonat që u godit më së shumti nga koronavirusi dhe pati një numër të madh vdekjesh. / oversport.tv