Sokol Cikalleshi dhe Bekim Balaj, për shkak dëmtimesh, nuk mund të luajnë kundër San Marinos sonte.
Dy sulmuesit e kombëtares janë motivuar nga fitorja kundër Hungarisë dhe gjejnë kohë edhe për shaka në rrjetet sociale.
https://www.instagram.com/p/CTh3u07gpZI/?utm_source=ig_web_copy_link
FSHF ka publikuar një ditë më parë videon e golit të Balajt në Portugali në kualifikueset e Europianit “France 2016”.
Cikalleshi e ngacmon shkodranin, duke e pyetur se çfarë i tha mbrojtësi Pepe sulmuesit të kombëtares sonë.
Sigurisht që Balaj e kishte në majë të gjuhës batutën, teksa replikon: “Sokol Cikalleshi, i thashë se e kanë ndarë mendjen çunat, duan të shkojnë në Francë”. / oversport.tv
