Challandes: Çfarë janë këto rregulla idiote?! Se dimë më kur është penallti

Kosova u mposht nga Suedia dhe pas ndeshjes trajneri Beranrd Challandes nuk duroi dot dhe shpërtheu për penalltinë e akorduar në favor të vendasve kur po bëheshin 30 minuta lojë. Zvicerani e ka me rregulloren më së shumti, jo me arbitrin.

“Jam i zhgënjyer me penalltinë. Ky është një rregull idiot, një rregull budalla. Nuk mund të ketë penallti një situatë të tillë. Kam marrë një shpjegim nga gjyqtari.

Ai thotë se nëse e devijoni me kokë topin në krahun e kundërshtarit, nuk është penallti, por nëse e prekni me gjoks ose trup dhe pastaj topi shkon në dorën e kundërshtarit, atëherë është penallti.

Më shpjegoni kush e ka vendosur këtë rregull. Ky është një rregull idiot. Nuk është faji i gjyqtarit, por është një rregull idiot. Ne nuk e dimë çfarë është penallti ose jo në futboll.

Një ekip si ne kishte nevojë që të mos jepej një penallti si ajo dhe të mos pësonim një gol fantastik si ai i Isak. Suedia ka lojtarë shumë të mirë, si Isak dhe Kulusevski. Goli i Isak ishte fantastik dhe më pas u bë e vështirë për ne”, tha CHallandes. / oversport.tv