Challandes: Nuk flas për dorëheqje, këtu po mbijetoj çdo ditë

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka dhënë konferencën e tij për shtyp në prag të sfidës ndaj Gjeorgjisë që do të luhet ditën e nesërme.
Ai foli për performancën e Kosovës në këto eleminatore. Më pas ai u ndal te një shkarkim i mundshëm nga detyra e trajerit duke konfirmuar se është gati për të vijuar punën e nisur vite më parë.

Kosova- “Në Suedi nuk bëmë një ndeshje të mirë dhe u ndëshkuam nga disa gabime tonat, të cilat i kemi evidentuar dhe do të punojmë që të mos i përsëritim. Unë nuk shoh asnjë problem për humbjen në Suedi, pasi atje u mposht edhe Spanja. Kosova është një përfaqësuese e re, që është rritur ndjeshëm në vitet e fundit. Sigurisht që ne mund të marrim rezultat të mirë edhe ndaj skuadrave si Suedia, Sllovenia, Spanja, Greqia, etj., megjithatë nëse nuk ia dalim, nuk shoh asnjë dramë”.

Shkarkimi- “Një trajner nga ndeshja në ndeshje mbijeton dhe nuk e di nëse do të vijojmë bashkëpunimin apo jo. Nuk mund të flas sot për dorëheqje, apo për shkarkim, pasi këtë e vendosin të tjerët. Unë jam këtu prej tre vitesh e gjysmë dhe jam gati të vijoj punën e nisur, por nuk është momenti për të folur për të ardhmen. Ndalni kritikat dhe ndihmoni Kosovën. E ardhmja e saj do të jetë shumë e mirë edhe pa mua në stol, por ndihmojeni”, deklaroi tekniku zviceran”. /oversport.tv