Champions: Barella humbet Liverpoolin, mungon edhe në “Anfield”

Interi do të luajë më 16 shkurt në “San Siro” ndaj Liverpoolit dhe Simone Inzaghi e dinte që duhet të bënte pa shërbimet e lojtarit më “anglez” që ka në skuadër për nga ritmi i lojës, agonizmi dhe intensiteti.

Nikolo Barela do të paguajë kartonin e kuq që mori në ndeshjen e javës së fundit në grupe kundër Realit të Madridit. E kuqja në “Bernabeu” pezulloi automatikisht për një ndeshje mesfushorin italian, por lajmi i keq është se UEFA ka vendosur që ta skualifikojë për 2 ndeshje. Kjo do të thotë se Barela do të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet më 8 mars në “Anfield”.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”. Reagimi i Barellës ndaj Militaos duket se nuk do të falet nga UEFA, pavarësisht se nuk ishte gjest i dhunshëm, por instiktiv.

Skuadra e Interit nuk ka ndërmend që ta apelojë vendimin. Zikaltrit mbetën të pakënaqur me mesfushorin, nga i cili kërkojnë më shumë përgjegjësi në fushën e lojës. / Oversport.tv