Champions dhe titull, kur në “izolimin” e Juves bëhet pakt burrash

Prej dy ditësh skuadra e Juventusit është e izoluar dhe po qëndron në grumbullim për shkak të vendimit që mori Massimilliano Allegri dhe drejtuesit pas humbjes me Sassuolon. Por historia ka treguar se grumbullimet nuk janë vetëm negative.

Në të shkuarën ka ndodhur në vitin 1996, kur Marcelo Lippi kuptoi që skuadra nuk ishte shumë e përqendruar përpara duelit me Realin e Madridit. “Zonja e Vjetër” në atë sezon arriti të fitonte Champions-in. Pas Juventusit mundi edhe Nantën dhe në finale Ajaxin.

Një tjetër grumbullim ndodhi edhe në prillin e vitit 2004, por këtë herë futbollistët nuk u bindën dhe nuk iu pëlqeu kjo gjë. Izolimi zgjati 36 orë. Humbja me Leçen 4-3 ishte e rëndë dhe vendimi u mor pas një telefonate të Agnellit me Moggin.

Në majin e vitit 2009 ishte Claudio Ranieri që izoloi ekipin, pasi kishte 7 ndeshje pa fitore dhe po rrezikohej vendi i tretë në kampionat. Por trajneri u shkarkua dhe për 2 sfidat e fundit drejtimin e mori Ferrara, i cili i fitoi ndeshjet me Lazon dhe Sienën.

Krejt ndryshe historia në marsin e vitit 2010, kur futbollistët e kërkuan vetë diçka të tillë pas humbjes me Sampdorian. Trajner ishte Zaccheroni dhe Juvja e mbylli në vendin e shtatë.

Në tetorin e vitit 2015 ishte sërish Allegri që grumbulloi Juventusin pas nisjes së dobët të kampionatit dhe humbjes me Sassuolon. Në fund rriti të fitonte titullin kampion me ecurinë më të gjatë të fitoreve në histori. /Oversport.tv