Champions, dy precedentët që e bëjnë Milanin të besojë kualifikimin

Milani jashtë Champions League-s? Qetësohuni, nuk ka mbaruar ende. Ka ende edhe pak kohë për të shpresuar te një përmbysje e çmendur e situatës, pavarësisht se klasifikimi e sheh “Djallin” me zero pikë. Por ka dy precedentë që japin shpresë dhe besim, njëri prej tyre është i freskët.

Milan-Porto do të jetë vendimtare për fatin e kuqezinjve në Europë. Pioli dhe të besuarit e tij duan t’i hedhin hapat një nga një dhe fillimisht objektivi është të grumbullojnë sa më shumë pikë deri në momentin që matematika do ta lejojë. Ëndrra kualifikim nuk ka marrë fund.

Newcastle- Skuadra e parë që arriti të bëjë mrekulli për të kaluar fazën e grupeve pa marrë asnjë pikë në 3 javët e para ishte Newcastle. Ishte sezoni 2002-2003 kur anglezët bënin pjesë në grupin e Juventusit. Pikërisht me një fitore kundër ekipit të Lippit e ndihmoi që të shkonte më tej duke parakaluar Dinamon e Kievit dhe Feynoordit. Nuk ia dolën të shkonin më tej sepse u eliminuan nga Barcelona dhe Interi. Në mënyrë kurioze Champions-in e fitoi Milani.

Atalanta- Një tjetër klub që ka bërë kthesën e çmendur është Atalanta, e cila në sezonin 2019-2020 pagoi çmimin e të qenit debutuese dhe i humbi 3 ndeshjet e para. Por fitorja ndaj Shakhtarit dhe Dinamos së Zagrebit e kualifikoi./Oversport.tv