Champions: Interi dhe Milani luajnë vetëm për fitore, Liverpool-Atletico kryesfida e mbrëmjes

Champions League na rezervon shumë ndeshje magjike këtë të mërkurë. Mbrëmjen e nis Milan-Porto, me kuqezinjtë që kanë të vetmin objektiv fitoren. Edhe pse me mungesa të rëndësishme tashmë si Maignan dhe Rebic, ekipi i Piolit do të luaj gjithçka për gjithçka në mënyrë që të ketë një shans për të dalë nga grupi.

Sfida tjetër hapëse është ajo e grupit D, midis Real Madrid dhe Shakhtar. Madrilenët vijnë nga një moment jo shumë pozitiv për ekipin dhe do të përpiqet të kthejë medaljen në këtë ndeshje. Ndërkohë, ekipi i De Zerbit do të tentojë mrekullinë, njësoj si vitin e kaluar kur mposhti galaktikët.
Po në grupin D, Interi do të ndeshet në trasnfertë kundër Sheriff Tiraspol. Objektivi i vetëm i zikaltërve është fitorja që do t’i garantonte atyre provizorisht, të paktën vendin e dytë në grup. Sheriff ndërkohë është kryesuesi i grupit dhe një surprizë si dy javët e para nuk mund të përjashtohet.

Kryesfidën e javës e ka rezervuar grupi B me ndeshjen Liverpool-Atletico Madrid. Ekipi i Simeones kërkon hakmarrje pas dështimit në ndeshjen e parë, ku Klopp e mposhti me rezultatin 3-2. Sakaq, Klopp kërkon një përgjigje nga ekipi i tij pas atij barazimi zhgënjyes në kampionat kundër Brighton.

Në sfida të tjera, Parisi do të luajë një ndeshje të vështirë në shtëpi kundër RB Leipzig. Për parizienët është konfirmuar mungesa e Messit, por ata kërkojnë të ruajnë kreun e grupit. Në sfidën tjetër të grupit, Manchester City do të përballet ndaj Club Brugge. Për Guardiolën fitorja do të jetë pika e kthesës pas humbjes në kampionat në shtëpinë e vetë 2-0 nga Crystal Palace.

Ndërkohë, Ajaxi do të luajë kualifikimin në shtëpinë e Dortmund, ku një fitore do ta kalonte atë matematikisht në fazën tjetër. Holandezët mund të përfitojnë edhe nga dëmtimet e shumta që kanë gjermanët, pasi ata do të duhet të bëjnë pa yllin e tyre Haaland, Emre Can, apo Guerreiro.Në po të njëjtin grup, ndeshja e mbetur është Sportin-Besiktas me të dyja ekipet që luajnë shanset e tyre për vendin e tretë që të çon në Europa League. /oversport.tv