Atalanta dhe Zenit festojnë fitoret e para në Champions League. Italianët kishin përballë zviceranët e Young Boys, që në ndeshjen e parë kishin befasuar angezët e Manchester United.
Skuadra e Gasperinit gjithsesi ia doli të fitonte me rezultatin minimal 1-0, me një gol të shënuar nga Pessina në pjesën e dytë. Atalanta e dominoi ndeshjen dhe në fillim iu anulua edhe një gol i Lauper me VAR.
Ekipi nga Bergamo mori pikët e plota dhe merr vendin e parë për momentin, në pritje të ndeshjes mes Manchester United dhe Villareal. Takimi tjetër luhej në Rusi dhe Zenit tregoi forcën kundër Malmo, duke fituar me rezultatin 4-0.
Claudinho e zhbllokoi ndeshjen pa u bërë 10 minuta lojë, ndërsa pjesa e dytë më pas nisi me një gol të Kuzyayev. Në fund shënuan edhe Sutormin e Wendel, ndërsa tani rusët presin rezultatin e Juventus-Chelsea, që luhet në Torino.
Champions League – FAZA E GRUPEVE
GRUPI F
Atalanta-Young Boys 1-0
Shënues: Pessina 68’Grupi H
Zenit-Malmo 4-0
Shënues: Claudinho 9’, Kuzyayev 49’, Sutormin 80’, Wendel 94′
/ oversport.tv