Champions League/ Ballkani kërkon një tjetër surprizë, Struga luan historinë

Nuk do të jetë vetëm Parizani skuadra shqiptare që do të zbresë sot në fushën e lojës për raundin e parë kualifikues në Champions League. Përballje të rëndësishme do të kenë edhe Ballkani i Ilir Dajës dhe Struga e Shpëtim Duros.

Kampionët e Kosovës do të përballen në shtëpi me Ludogorets në orën 20:45. Sfida do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku të besuarit e Ilir Dajës do të provojnë të surprizojnë. Edhe pse nuk është skuadra favorite, Ballkani do të provojë të bëjë një tjetër mrekulli, si sezonin e kaluar ku u kualifikua në grupet e Conference League.

Sa i përket Strugës, kampionët e Maqedonisë së Veriut do të përballen në transfertë ndaj Zalgiris. Ndeshja do të startojë në orën 18:00, ku Struga kërkon të bëjë historinë në ndeshjen e saj debutuese në Champions League. /oversport.tv

Foto: UEFA Champions League, Twitter