Champions League: Juventusi luan për kreun, Atalanta kërkon të përfitojë

Sot do të luhet java e pestë e fazës së grupeve në Champions League me sfidën që spikat më shumë, Chelsea-Juventus. Të dyja ekipet po luftojnë për vendin e parë në grup me Zonjën e Vjetër që është tre pikë më shumë se londinezët. Edhe pse me shumë mungesa, Allegri do të provojë ta fitojë këtë takim, njësoj si Thomas Tuchel që mund të rigjejë këtë takim sulmuesin e tij Romelu Lukaku.

Atalanta kërkon të përfitojë nga ndeshja tjetër e grupit Villarreal-Manchester United. Ekipi i Gasperinit udhëton në Zvicër ku do të ndeshet me Young Boys ku objektivi i vetëm janë tre pikët. Ndërkohë, në sfidën tjetër të grupit, United që do të drejtohet nga Carrick kërkon të marrë vendin e parë dhe të lejë pas rezultatet negative.

Në grupin E, Barcelona kërkon të konfirmohet e dyta e grupit në sfidën ndaj Benficas. Xavi gjithashtu kërkon të debutojë me një fitore në Champions League, duke siguruar kështu edhe kualifikimin. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit, Bayern Munich tashmë i kualifikuar, pret në shtëpi modestët e Dynamo Kyiv.

Në sfida të tjera, grupi G është një nga grupet më të ngjeshura për sa i përket pikëve. Lille pret në shtëpi Salzburgun kryesues, ndërsa Sevilla e vendin të fundit pret Wolfsburg. Ndeshja tjetër e mbetur është ajo në grupin H midis Malmos dhe Zenitit. /oversport.tv