Champions League në Tibo: Chelsea-Real supersfida, luan edhe Bayern

Çerekfinalet e Champions League vazhdojnë dhe sonte zhvillohen dy të radhës, prej orës 21:00. Si zakonisht ndeshjet mund t’i ndiqni përmes platformës Tibo dhe sigurisht vëmendjen më të madhe e merr Chelsea-Real Madrid.

Londinezët janë kampionët në fuqi të këtij kompeticioni dhe e eliminuan edhe vjet Real, që është skuadra me më shumë Champions. Chelsea do kërkojë reagimin pas humbjes në kampionat, kurse spanjollët i kanë sytë nga Benzema që t’i marrë sërish për dore.

Formacionet e mundshme
Chelsea:
Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Jorginho, Kovacic, Alonso; Ziyech, Havertz, Pulisic

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius Junior.

Takimi tjetër çerekfinal është ai mes Villarreal dhe Bayern Munich. “Nëndetësja e verdhë” ka treguar se mund të përballet me këdo dhe në fazën e mëparshme e pësoi në kurriz Juventusi. Gjithsesi bavarezët mbeten favoritë për të kaluar në gjysmëfinale.

Formacionet e mundshme
Villarreal: Rulli; Aurier, Albiol, Torres, Estupinan; Pino, Parejo, Capoue, Trigueros; Danjuma, Moreno

Bayern Munich: Neuer; Pavard, Sule, Upamecano, Hernandez; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Coman; Lewandowski

Foto: Real Madrid C.F.