Pas shtatë golave të shënuara dje në Manchester, spektakli i Champions League do të zhvendoset në Liverpool. Nëpërmjet kanaleve që ofron platofrma Tibo keni mundësinë që të ndiqni gjysmëfinalet tjetër të Champions League midis Liverpoolit dhe Villarreal.
Ekipi i Klopp konsiderohet favorit në këtë takim, por megjithatë Villarreal di shumë mirë si të surprizojë. Këtë gjë e kemi parë dhe kohët e fundit përballë Juventusit dhe Bayernit.
Vetëm një dyshim për trajnerin Klopp që nuk e ka në gjendjen më të mirë sulmuesit brazilian, Roberto Firminho. Megjithatë, në sulm pritet që të konfirmojë treshen Salah-Mane-Diaz.
Nga ana tjetër, Yeremi Pino është mungesa më e madhe që Villarreal ka së bashku me qendërsulmuesin Gerard Moreno. Të dy këta futbollistë nuk do të jenë në sfidën e sotme, ndërsa vendin e tyre do ta zënë Trigueros dhe Danjuma.
Formacionet e mundshme
LIVERPOOL (4-3-3): Alisson; Alexander Arnold, Van Dijk, Matip, Robertson; Henderson, Fabinho, Alcantara; Salah, Mané, Luis Diaz
VILLARREAL (4-4-1-1): Rulli; Foyth, Albiol, P. Torres, Estupinan; Coquelin, Dani Parejo, Capoue, Trigueros; Lo Celso; Danjuma
/oversport.tv
🔴🟡 What will be the headline at full time? 🤔#UCL pic.twitter.com/nV3Enq4xLF
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 27, 2022
Foto: UEFA Champions League, Twitter