Champions rikthehet me goleada, Manchester City e Sporting janë “zjarr”

Manchester City dhe Sporting CP kanë festuar të parët në mbrëmjen e sotme të Champions League. “Qytetarët” kanë bërë detyrën kundër Club Brugge, duke fituar me rezultatin e thellë 5-1. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola e dominoi totalisht takimin, që prej fillimit.

Siparin e golave e hapi Joao Cancelo, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një pas të Phil Phoden dhe si një sulmues race e çoi rezultatin në 1-0.

Për të dyfishuar rezultatin mendoi Riyad Mahrez. Ai mori përsipër një penallti që e kishte fituar dhe mposhti portierin rival, duke e çuar rezultatin në 2-0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë kishte të njëjtën tablo. Kontrolli i lojës ishte nga Manchester City, që pak minuta nga fillimi i pjesës së dytë shënoi edhe golin e tretë me anë të mbrojtësit Kylie Walker.

Pokerin e finalizoi 19-vjeçari Cole Palmer, ndërsa pas golit të Vanaken për Club Brugge shënoi sërish Mahrez, duke e vulosur rezultatin në 5-1 për kampionët e Anglisë, që reaguan pas humbjes së pësuar kundër PSG në Champions.

Sporting Lisbone ka fituar në Stamboll një “finale” për vendin e tretë, pasi Dortmund e Ajax duke favoritë për të kaluar më tej në grup. Portugezët mposhtën 4-1 skuadrën e Besiktar dhe Coates realizoi dy golat e parë për Sporting.

Larin për Besiktas shënoi golin e barazimit të përkohshëm, kurse Sarabia me penallti i çoi shifrat në 1-3 në fundin e pjesës së parë. Në fund shënoi edhe Paulinho për Sporting, që merr tre pikë me shumë vlera.

CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE

BESIKTAS 1-4 SPORTING CP
Shënues:
Larin 24’ / Coates 15’, 27’, Sarabia (pen.) 44’, Paulinho 89’

CLUB BRUGGE 1-5 MANCHESTER CITY
Shënues:
Vanaken 81’/ Cancelo 30’, Mahrez (pen.) 43’, 84’, Walker 53’, Palmer 67’

/ oversport.tv