Champions: Tirana me fat në short, bardheblutë mësojnë emrin e kundërshtarit

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti i turit të parë kualifikues të Champions League për sezonin 2022-2023.

Tirana, skuadra kampione e Shqipërisë ka qenë me fat në short, pasi do të ndeshet në turin e parë të kompeticion më të rëndësishëm europian për klube me Dudelange, kampionët e Luksemburgut.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në 5 korrik në Luksemburg, ndërsa ndeshja e kthimit në 12 korrik në Tiranë. / Oversport.tv

Foto: uefa.com