Ditën e djeshme Tirana mësoi emrin e kundërshtarit që do të ketë përballë në turin e parë kualifikues të Champions League. Kampionët e Shqipërisë do të ndeshen me F91 Dudelange në debutimin e tyre në turne.
Gjatë ditës së sotme, bardheblutë kanë mësuar edhe emrin e kundërshtarit të mundshëm në turin e dytë të Champions League.
Nëse arrijnë të kalojnë me sukses kampionët e Luksemburgut, kryeqytetasit do të ndeshen në turin e dytë të turneut me fituesin e sfidës Pyunik-Cluj. / Oversport.tv