Champions League Volejboll: Luce Civitanova në çerekfinale, feston në Poloni

Lube Civitanova ka marrë një fitore dramatikë kundër Kedzierzyn-Kozle, me rezultatin e ngushtë 3-2 (25-17, 16-25, 25-18, 22-25, 15-12) me sete. Italianët me këtë fitore siguruan vendin e parë në grupin C, duke u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League.

Lube Civitanova e nisi mirë ndeshjen, duke e fituar setin e parë me rezultatin 25-17. Polakët e Kedzierzyn-Kozle reaguan dhe vendosën baraspeshën me rezultatin 25-16.

Italianët rikthyen epërsinë, pasi në setin e tretë triumfuan 25-18. Polakët vazhduan të luftojnë fort dhe me vështirësi ia dolën të fitojnë 25-22 setin e katërt.

Fituesi u vendos në raundin finale dhe Lube Civitanova ia doli 15-12 dhe fitoi garën për vendin e parë në grup dhe siguroi kështu edhe çerekfinalet. / oversport.tv