Champions League Volejboll: Perugia e fortë, thyen turqit e Fenerbahce

Champions League rikthehet në Oversport dhe Perugia nuk ka falur as nga Fenerbahce, duke fituar me rezultatin 3-0. Italianët nuk e kishin të lehtë, pasi fituan 26-24, 27-25 dhe 25-22.

Seti i parë ishte i shumë i luftuar dhe në një moment turqit kaluan në epërsi me katër pikë, 19-15, por Perugia reagoi dhe e çoi 20-20 dhe më pas edhe e përmbysi.

Fenerbahce nuk u dorëzua dhe seti i pari shkoi në 24-24, por Perugia më pas realizoi dy pikët dhe e mbylli në favor. Seti i dytë ishte më i ekuilibruar dhe mbaroi 25-27 në favor të italianëve.

Njëlloj edhe në setin e tretë, por deri në 18-18, pasi Perugia më pas kaloi katër pikë para dhe deri në fund nuk e diskutoi fitoren.

Italianët kryesojnë në grupin E me 9 pikë, pasi më parë kishin munduar po 3-0 skuadrën tjetër italiane, Trentino. Ndeshjen e tretë në grup e kanë kundër Cannes. / oversport.tv