Champions League Volley Live në Oversport, luhen ndeshjet e turit të dytë

Rruga drejt dy vendeve të mbetura bosh në fazën e grupeve të CEV Champions League Volley 2022 për meshkuj vazhdon.

Pas një serie ndeshjesh shumë të luftuara dhe shumë emocionuese në turin e parë kualifikues, tetë skuadrat e mbetura në këtë turne do të vazhdojnë luftën për një vend në turin tjetër.

Sporting Benfica e Lisboa do të përballet me Ford Levoranta Sastamala në ndeshjen e parë të turit të dytë, në një sfidë që do të transmetohet Live dhe Ekskluzivisht në Oversport.

Skuadrat udhëtuese kanë fituar në 3 sfidat e luajtura të këtij turi dhe finlandezët synojnë të vazhdojnë këtë traditë në transfertën e sotme në Portugali.

Jiri Hanninen ka shënuar 48 pikë deri më tani për miqtë, ndërsa Andre Ryuma me 36 pikë të shënuar ka udhëhequr Benfikën deri këtu.

Ndeshjen e sotme, ashtu si të gjitha sfidat kualifikuese të Champions League në Volejboll si për meshkuj edhe femra, mund ta ndiqni Live në orën 21:00 në kanalin Oversport 2.