Champions: Pa fat Ballkani dhe Shkupi, “peshkojnë” rivalë të frikshëm

Shorti ka qenë bujar me Tiranën, por jo me dy skuadrat e tjera shqiptare që do të luajnë këtë sezon në Champions League.

Ballkani, skuadra kampione e Kosovës, nëse kualifikohet në përballjen e dyfishtë me Zalgiris, do të ndeshet në turin e dytë me Malmo ose skuadrën që do të fitojë turin paraeliminator(La Fiorita/ Inter Escaldes/ Levadia/ Vikingur Reykjavik).

Akoma më i vështirë ka qenë shorti për kampionët e Maqedonisë së Veriut. Nëse kualifikohet në turin e parë, Shkupi do të gjejë në turin e dytë Dinamon e Zagrebit.

Ndeshjet e para të turit të dytë kualifikues do të luhen më 19 dhe 20 korrik, teksa takimet e kthimit janë planifikuar të zhvillohen më 26 dhe 27 korrik. / Oversport.tv