Lazio synon që të mbyllë sezonin në vendin e dytë dhe tashmë që është arritur kualifikimi në Champions League në arkat e klubit janë shtuar disa milionë euro.
Pjesëmarrja në kompeticonin më të rëndësishëm europian do të sjellë rreth 50 milionë euro në arkat e klubit bardhekaltër, ndërsa shitja e mundshme (akoma nuk është e sigurt) e Milinkovic do të sjellë edhe 25-30 milionë të tjera.
Pritet që të gjitha këto para Lotito t’i investojë në merkato, për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri. Sarri ka bërë gati listën me kërkesa dhe emrat në atë listë vlejnë rreth 100 milionë euro. Mbetet akoma një mister se kush do të drejtojë merkaton, sepse drejtorit sportiv Igli Tare i skadon kontrata dhe mund të largohet nga Lazio. / Oversport.tv