Charles Leclerc ka fituar Çmimin e Madh të Australisë në Formula 1. Piloti i Ferrari e nisi i pari dhe e mbylli i pari, ndërkohë që pa edhe rivalin e tij, Max Verstappen të dilte pa asnjë pikë.
RACE CLASSIFICATION 📊
Your points-scorers from Australia!#AusGP #F1 pic.twitter.com/RXptScN58E
— Formula 1 (@F1) April 10, 2022
Për shkak të një problemi në motor, kampioni në fuqi i botës braktisi garën në xhiron e 39-të, ndërkohë që në vend të dytë e mbylli makina tjetër Red Bull, me Sergio Perez në timon.
Dy makinat Mercedes e mbyllën në vend të tretë dhe të katërt. George Russell plotësoi podiumin, duke lënë pas patriotin e tij Lewis Hamilton.
Një tjetër britanik i pasoi, Lando Norris, i cili u rendit i pesti, para shokut të tij të skuadrës, australianit Daniel Ricciardo. I pafat ishte sot Carlos Sainz, i cili humbi kontrollin e makinës që në xhiron e parë dhe doli nga gara.
I aksidentuar përfundoi edhe Sebastian Vettel, prej të cilit u fut në pistë edhe makina e sigurisë dhe e rihapi garën për një moment. Gjithsesi në fund ishte Leclerc që ia doli të fitonte. / oversport.tv
DRIVER STANDINGS 📊@Charles_Leclerc increases his championship lead to a larger margin than anyone did in 2021! 🤩
And, @GeorgeRussell63 makes a move into P2 👀#AusGP #F1 pic.twitter.com/uKUgMpR1UT
— Formula 1 (@F1) April 10, 2022