Chelsea në finalen e EFL Cup, West Ham i katërti sërish në kampionat

Chelsea kualifikohet në finalen e EFL Cup, pasi e mposhti edhe në ndeshjen e dytë skuadrën e Tottenham. Duelin e parë londinezët e kishin fituar 2-0, kurse sonte u mjaftuan me një 1-0.

Blutë e Londrës e zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 18-të, kur mbrojtësi Rudiger me kokë shënoi pas një krosimi nga këndi.

Në fillimin e pjesës së dytë Tottenham shënoi me Harry Kane, por VAR ia anuloi golin dhe më pas Chelsea e ruajti epërsinë dhe siguroi finalen. Gjysmëfinalja tjetër është Liverpool-Arsenal.

NDESHJA E KAMPIONATIT – West Ham United është rikthyer në vendin e katërt për momentin në kampionat, pasi ka bërë detyrën kundër Norëich që e mposhti me rezultatin e pastër 2-0.

Jarrod Bowen ishte heroi i “Çekiçëve”, pasi shënoi dy herë në portën e “Kanarinave”, që renditen në vendin e fundit në Premier League. Titullar si zakonisht ishte edhe sulmuesi Milot Rashica.

Tottenham-Chelsea 0-1
Shënues:
Rudiger 18’

West Ham-Norwich 2-0
Shënues:
Bowen 42’, 85’

/ oversport.tv