Chelsea dëshiron të përfitojë nga klauzola, “Blutë e Londrës” kërkojnë yllin e Romës

Paulo Dybala do Romën dhe Roma do Paulo Dybalën. Kjo është e sigurt sipas mediave italiane, por ka gjithmonë një “por” prej 12 milionë eurosh të paktën deri më 31 korrik. Kjo është klauzola që mund të lirojë Dybalan dhe ta largojë atë nga Roma.

“La Joya” ka një klauzolë shitjeje prej 12 milionë eurosh vetëm për skuadrat që e kërkojnë jashtë Italisë, dhe ditët e fundit ka shfaqur interes të madh Chelsea. Këta të fundit kanë nisur bisedimet me agjentin e lojtarit, por ky i fundit i ka treguar se vullneti prioritar i Dybalës është qëndrimi në Romë.

Megjithatë, ylli argjentinas do të qëndrojë nën urdhrat e Jose Mourinhos vetëm në rast se paga e tij përmirësohet ndjeshëm. Kështu, nga 4.2 milionë euro që përfiton në sezon, Dybala dëshiron të paktën 6 dhe në rast se Roma nuk ia plotëson dëshirat, atëherë klauzola mund të shfrytëzohet dhe “La Joya” të transferohet në Londër. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Twitter