Chelsea gati të heqë dorë nga dy yjet e sulmit, ia ofron Barcelonës

Chelsea është i gatshëm të heq dorë nga dy yjet e ekipit Hakim Ziyech dhe Timo Werner. Sipas asaj që raporton SPORT, të dy sulmuesit janë një kosto shtesë në buxhetin e londinezëve dhe mundësia që ata të largohen është e lartë.

Kështu, blutë e Londrës kanë gjetur edhe ekipin ku mund të transferojnë lojtarët. Për ta ka kohë që interesohet Barcelona dhe një operacion me kosto të ulët do të bënte drejtuesit katalanas t’i afronin të dy lojtarët.

Bashkë me ta, Barcelona po mendon të afrojë dhe Cesar Azpilicueta në rast se veterani nuk pranon të rinovojë kontratën me Chelsean. Mundesia që ai të afrohet me parametër zero në Barcelonë është reale, njësoj si dëshira e tij për të mbyllur karrierën në Spanjë. /oversport.tv