Kante do të mungojë kundër Juventus në ndeshjen që do të zhvillohet të mërkurën në Allianz Stadium. Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i bluve, Thomas Tuchel në konferencën për shtyp të mbajtur përpara supersfidës.
Francezi ka rezultuar pozitiv ndaj covid-19 dhe përvec ndeshjes ndaj Juventusit, ai do të mungojë edhe ndaj Southampton në kampionat.
“N’Golo, për fat të keq, doli pozitiv dhe ai duhet të karantinohet dhe të ndjekë protokollet e qeverisë”, – tha ndër të tjera në fjalën e tij Thomas Tunchel.
Sakaq, numri një i bluve të Londrës konfirmoi se kundër Zonjës së Vjetër do të mungojnë edhe Christian Pulisic, Mason Mount dhe Reece James.
Chelsea shkon në Torino pas humbjes 1-0 në kampionat kundër Manchester City, ndërkohë që Juventusi vjen nga një fitore e vuajtur 3-2 kundër Sampdorias.
/ oversport.tv