Chelsea i jep “dajak” Juventusit, Atalanta shpëtohet në fund nga Muriel

Juventusi dhe Atalanta nuk festuan dot në Champions League sonte. Bardhezinjtë e pësuan keq në Londër, pasi Chelsea fitoi ndaj tyre me rezultatin 4-0 dhe sigurisht që është një humbje e turpshme.

Kampionët në fuqi të Europës e zhbllokuan ndeshjen që në pjesën e parë me Chalobah dhe më pas i dhanë skuadrës së Allegri dy goditje të tjera me James dhe Hudson-Odoi në fillimin e fraksionit të dytë të lojës.

Chelsea nuk u ndal me kaq, pasi në shtesë një shenjë e la edhe sulmuesi Timo Werner me golin e katërt në portën e Juventusit. Tashmë vendi i parë është në dorë të londinezëve.

Atalanta ndërkohë barazoi në transfertë kundër Young Boys me rezultatin 3-3 dhe nuk mundi të përfitojë nga humbja e Villareal për të marrë vendin e dytë. Kualifikimi vendoset në Itali dhe skuadrës së Gasperini i duhen vetëm fitorja ndaj spanjollëve në fillim të dhjetorit.

Sa i takon ndeshjes, Zapata shënoi shumë shpejt për Atalantën, ndërsa Siebatcheu i barazoi shifrat. Palomino riktheu epërsinë për italianët me një goditje fluturimthi. Befasoi ndodhi në fund, kur Young Boys shënoi dy herë dhe u desh goli i Muriel dy minuta para fundit që të shmangte humbjen për Atalantën.

CHAMPIONS LEAGUE – ROUND 5

Chelsea-Juventus 4-0
Shënues:
Chalobah 25’, James 56’, Hudson-Odoi 58’, Werner 90+5’

Malmo-Zenit 1-1
Shënues:
Rieks 28’ / Rakitsky 90+2’

Young Boys-Atalanta 3-3
Shënues:
Siebatcheu 39’, Sierro 80’, Hefti 84’ / Zapata 10’, Palomino 51’, Muriel 88’

/ oversport.tv