Chelsea kryesues zhgënjen në shtëpi, Norwich arrin fitoren e parë sezonale

Të paktën në letër i priste një ndeshje e lehtë, por Chelsea nuk ka arritur të mposhtë modestët e Burnley në “Stamford Bridge”, duke barazuar 1-1 në sfidën e javës së 11-të të Premier Ligës angleze.

Havertz kaloi në avantazh “blutë” në minutën e 33-të, por miqtë befasojnë me një gol të Vydras, 10 minuta para përfundimit të takimit. Pavarësisht këtij hapi fals, Chelsea vazhdon të kryesojë tabelën e klasifikimit, por tashmë Manchester City është vetëm 3 pikë larg.

Pas një pritjeje të gjatë, Norwich arrin suksesin e parë sezonal në kampionat, duke fituar 2-1 në trasnfertë përballë Brentfordit. Normann dhe Pukki kalojnë miqtë në avantazh të dyfishtë në 30 minutat e para të sfidës.

Brentford mundohet të reagojë. Fillimisht vendasve u anulohet një gol nga VAR dhe më pas në minutën e 60-të Henry ngushton diferencën në 1-2. Pavarësisht përpjekjes së Brentford rezultati nuk ndryshon deri në fund dhe Norwich arrin fitoren e parë në këtë sezon.

Pas fitores surprizë përballë Manchester City, Crystal Palace arrin një tjetër sukses në kampionat, kësaj radhe përballë Wolves. Zaha ka zhbllokuar sfidën në minutën e 61-të, ndërsa Gallagher ka vulosur fitoren me golin e shënuar në minutën e 78-të. Falë këtij suksesi Crystal Palace ngjitet në mesin e artë të renditjes së Premier Ligës.

Premier League-Java e 11-të /Rezultatet

Brentford- Norwich 1-2

Henry 60’/ Normann 6’, Pukki 29’

Chelsea- Burnley 1-1

Havertz 33’/ Vydra 80’

Crystal Palace- Wolves 2-0

Zaha 61’, Gallagher 78’