Chelsea “makineri” perfekte, Tottenham gjunjëzohet në derbin e Londrës

Chelsea i Thomas Tuchel është kthyer në një makineri. Londinezët kanë fituar me rezultatin 3-0 derbin me Tottenham dhe për herë të parë në historinë e tyre “Blutë” e Londrës marrin 6 fitore radhazi në duelet derbi të luajtura në fushën e kundërshtarit.

Në 45minutat e para nuk pati raste të rrezikshme, veç një momenti me protagonist sulmuesin Romelu Lukaku. Chelsea i ndez motorët në pjesën e dytë, duke iu afrua golit me Marcos Alonso. Më pas nuk fali Thiago Silva.

Qendërmbrojtësi nuk fali me një goditje me kokë dhe i dha epërsinë skuadrës së tij, që shumë shpejt shënoi edhe golin e dytë me anë të Kante. Francezi gjuajti nga distanca dhe topi pasi u devijua u ndal në rrjetë.

Chelsea nuk u mjaftua me kaq, pasi në minutat shtesë realizoi edhe gjermani Rudiger, me një goditje të saktë me këmbë brenda zonës. 3-0, rezultat me të cilin u mbyll i gjithë takimi, që e shikon Chelsea në krye të kampionatit bashkë me Liverpool dhe Manchester United.

PREMIER LEAGUE – JAVA 5
Tottenham-Chelsea 0-3
Shënues:
Silva 49’, Kante 57’, Rudiger 92’

/ oversport.tv