Chelsea mposht Aston Villan, Lukaku kthehet te goli pas tre muajsh

Chelsea është kthyer te fitorja në “Boxing Day” pas dy barazimesh në javët e fundit. Ekipi i Tuchel mposhti në transfertë me rezultatin 3-1 Aston Villa dhe barazoi në pikë provizorisht Liverpoolin e vendit të dytë.

Ndeshja filloi në mënyrën më të keqe për Chelsea që e pa veten në disavantazh në minutën e 28 pas një autogoli të James. Megjithatë, gjithçka u vendos në baraspeshë nga Jorginho që  shënoi me një 11-metërsh.

Pas tre muajsh, Romelu Lukaku u kthye te goli dhe shënoi kundër ekipit të fundit që kishte gjetur rrjetën në shtator. Belgu e çoi rezultatin në 2-1 pas një goditjeje të bukur me kokë në cepin e portë.

Rezultatin e vulosi autori i golit të parë Jorginho, përsëri me një 11-metërsh. Italiani nuk gaboi duke e regjistruar rezultatin final në tabelë në 3-1. /oversport.tv

PREMIER LEAGUE – JAVA E 19-TË
ASTON VILLA-CHELSEA 1-3
Shënues:
James (autogol) 28’ / Jorginho (pen) 34’, (pen) 90+3’, Lukaku 56’