Chelsea nuk dorëzohet për talentin argjentinas, gati një tjetër goditje e madhe në janar

Klubi i Chelsea është padyshim “mbreti” i kësaj merkatoje dimërore. “Blutë e Londrës” kanë afruar në skuadër deri më tani në merkaton e janarit emra të rëndësishëm si Mudryk, Joao Felix, Badiashile, Fofana, Madueke dhe talentin brazilian Andrey Santos.

Megjithatë, londinezët po përgatisin edhe një tjetër goditje të madhe në fundin e merkatos dimërore. Bëhet fjalë për talentin argjentinas, Enzo Fernandez i cili ishte shumë pranë Chelsea në ditët e para të janarit. Megjithatë, gjithçka dështoi në tentativën e parë të londinezëve.

Këta të fundit ndërkohë, nuk janë dorëzuar dhe do të tentojnë sërish për të blerë kampionin e botës. Sipas asaj që raporton “Record” drejtuesit e Chelsea do të bëjnë një tjetër ofertë zyrtare në drejtim të Benficas të cilët nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre prej 120 milionë eurosh për të lënë të lirë mesfushorin. /oversport.tv

Foto: Selección Argentina, Twitter